Reagim ndaj shkrimit në portalin "Titulli": "Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë".
Lokale

Reagim ndaj shkrimit në portalin "Titulli": "Serbia i lejon katër libra leximi në gjuhen shqipe në Preshevë".

23.Jan.2016 08:40
0
Tekstet e lejuara nga ana e Ministrisë së Arsimit nuk janë thjesht akt politik, si mendojnë disa liderë politikë, por janë rezultat i punës së palodhshme të redaksisë së SHB. "Albas" nga Tirana, përkatësisht qendrës së saj në Preshevë.

SHB "Albas" për katër vjet të ekzistencës së saj në Luginë ka arritur të sjellë shumë tekste shkollore. Nxënësit e Luginës kanë në dorë tani më të gjitha tekstet e Gjuhës shqipe nga klasa e dytë fillore e deri në klasën e tetë. Po ashtu, kjo shtëpi botuese ka sjellë edhe librin artistik, i cili ka munguar shumë kohë në Luginë.

Librat e lejuar tani në fillim të vitit 2016 janë ogur i mirë për arsimin shqip në Luginë. Politika dhe udhëheqësit politik nuk kanë mundur ta bëjnë për 25 vjet atë që e bëri SHB "Albas" brenda këtyre katër vjetësh të ekzistencës së saj në Luginë.

Pse politikanët tanë nuk e thonë asnjë fjalë për këtë dhe, së paku, ta falënderojnë këtë shtëpi botuese. Ky do të ishte një inkurajim për këtë shtëpi botuese me renome në trojet e banuara me shqiptarë, tekstet e së cilës tani më kanë depërtuar dhe janë në përdorim në të gjitha shkollat shqipe të Ballkanit dhe diasporës. Politikanët e Luginës po e tregojnë injorancën e tyre në lidhje me librin dhe tekstin shkollor, duke rrahur gjoksin se angazhohen që nxënësi shqiptar të ketë në duar librin. Me kokëfortësinë dhe injorancën e tyre të pashoqe, po e dëmtojnë arsimin shqip. 

Kjo shtëpi botuese e mban epitetin e liderit të librit shqip në rajon. SHB “Albas” e drejtoi potencialin e saj për botimin e teksteve shkollore fillimisht në Maqedoni (2001), në Kosovë (2004), e më pas, me fillimin e reformës së Altertekstit, në Shqipëri (2005 dhe në vazhdim), ku operon me një numër të madh tekstesh shkollore, si dhe nga viti 2011 edhe në Preshevë, ku janë miratuar nga Ministria e Arsimit linjat e teksteve të Gjuhës shqipe. Për lëndët me rëndësi kombëtare, si Gjuha shqipe ALBAS-i ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon me grupe pune, ku bëjnë pjesë autorë të njohur të këtyre trevave, me qëllim që këto tekste të kenë një frymë sa më të hapur mbarëkombëtare shqiptare.

Një nga projektet më të mëdha të ALBAS-it, (i përuruar së pari në panairin e librit në Tiranë në nëntor 2009) dhe në Prishtinë (mars 2010) është përgatitja e paketës “Abetare mbarëkombëtare” e hartuar nga një ekip pune me specialistë didaktikë e gjuhëtarë nga Shqipëria, Maqedonia e Kosova, një paketë kjo nga më të realizuara deri më sot për mësimin gjuhës amtare. Kjo paketë përdoret nga shumë mësues në Maqedoni, Kosovë, Preshevë, si dhe është mirëpritur në Diasporë. 

Andaj, së pari duhet dalluar gjërat elementare, pastaj të flitet për gjëra kaq thelbësore. Vetëm në saje të punës së pandërprerë, mund të arrihen rezultate konkrete. Përndryshe, të flasësh e mos të punosh, do të thotë të kesh kohë, ngaqë veprat të mungojnë.

 

Me respekt,

Shtëpia Botuese “Albas’

Preshevë, 2016

Vendosim në të ardhmen për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare
Organizohet forum ekonomik në Preshevë, pjesëmarrës edhe nga ambasada të huaja.
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration